Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar përkushtimin e vendit për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë mbi bazën e njohjes reciproke.
Ky qëndrim u bë i ditur pas një takimi me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ku u diskutua për avancimin e reformave dhe procesin e dialogut ndërmjet dy vendeve.




