Mimoza Kusari priti përfaqësuesit e GIZ-it në Kosovë për të vlerësuar bashkëpunimin aktual dhe për të diskutuar hapat e ardhshëm.
Diskutimet përfshinë avancimin e politikave të gjelbra, zbatimin e Ligjit për Inovacion dhe Ndërmarrësi, funksionalizimin e Fondit për Inovacion, si dhe zhvillimin e platformës së bizneseve pranë ARBK-së me fokus në transparencë, digjitalizim dhe mbrojtjen e konsumatorëve.
Kusari nënvizoi rëndësinë e reformave strukturore dhe bashkëpunimit ndërkombëtar si shtylla për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e klimës së biznesit në Kosovë.




