Jehona Lushaku, shefe e Grupit Parlamentar të LDK-së, tha se nuk ekziston një mënyrë për të matur sinqeritetin e partive politike.
Ajo theksoi se pjekuria politike shfaqet kur të gjitha partitë ulen dhe dialogojnë për të arritur marrëveshje, duke shmangur ngërç institucional apo destabilizim.
Lushaku shtoi se LDK është e gatshme për zgjedhje, por prioritet mbetet arritja e një marrëveshjeje për emërimin e presidentit me integritet, i cili do të luajë rol vendimtar në funksionimin e shtetit.




