Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka pritur në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.
Gjatë takimit, palët kanë diskutuar për planet dhe vizionin e përbashkët në mbështetje të projekteve që lidhen me mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë.
Ambasadori Orav e ka uruar Pacollin për detyrën e re, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në funksion të avancimit të agjendës së gjelbër.
Nga ana e saj, ministrja Pacolli e ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme dhe ka theksuar përkushtimin e ministrisë për thellimin e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian, me qëllim realizimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.




