E ngarkuara me punë në ambasadën amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, zhvilloi sot një takim me ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz.
Temë e diskutimit ishin prioritetet në sektorin e drejtësisë dhe partneriteti për forcimin e sigurisë së përbashkët.
Ambasada amerikane theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm për konsolidimin e themeleve të sigurisë në vend.




