Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, ka bërë të ditur se deputetët kanë pranuar Agjendën Legjislative të Qeverisë për vitin 2026, ku përfshihen Projekt-Kodi Civil, Projektligji për Gjendjen Civile dhe Projektligji për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar Mjekësor.
Sipas tij, këto projektligje ishin kundërshtuar në legjislaturën e kaluar dhe nuk kishin arritur të miratohen në Kuvend, ndërsa tani janë rikthyer si prioritete të ekzekutivit.
Rrahmani theksoi se Projekt-Kodi Civil pritet të dalë për votim në tetor 2026, ndërsa dy projektligjet e tjera gjatë qershorit dhe tetorit të po këtij viti, duke shtuar se këto iniciativa do të rikthejnë debat të gjerë politik dhe shoqëror në vend.




