Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka riafirmuar mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën në katërvjetorin e nisjes së luftës nga Rusia.
Në një reagim publik, ajo theksoi se qëndrueshmëria dhe guximi i popullit ukrainas vazhdojnë të frymëzojnë botën, duke dëshmuar se dhuna nuk mund ta mposhtë vullnetin për liri.
Spiropali nënvizoi se Shqipëria do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën në planin politik dhe diplomatik, si dhe përmes veprimeve konkrete, duke theksuar se solidariteti i saj mbetet i palëkundur.




