E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në kuadër të takimeve me anëtarët e kabinetit të ri qeveritar.
Sipas njoftimit të Ambasada e SHBA-së në Kosovë, në takim u diskutua për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj zhvillimit të kapaciteteve të Forca e Sigurisë së Kosovës.
Ambasada theksoi se partneriteti në mbrojtje ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës kontribuon në rritjen e vetëqëndrueshmërisë së vendit dhe në stabilitetin rajonal e global.




