Albulena Haxhiu mirëpriti në takim ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve dhe rolin e institucioneve për avancimin e interesave të përbashkëta.
Haxhiu theksoi se bashkëpunimi dhe përkrahja e ndërsjellë janë thelbësore për zhvillimin e përbashkët dhe mirëqenien e qytetarëve.




