Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e tetë zyrtarëve policorë në dy raste të ndara gjashtë në Gjakovë dhe dy në Gjilan.
Në rastin e parë, një qytetar që kishte shkuar në stacion për një gjobë trafiku u arrestua për kanosje. Pas ankesës, hetimet zbuluan se raportet policore nuk përputheshin me një audio-incizim dhe dyshohet se nuk paraqisnin saktë gjendjen faktike. Rasti po hetohet në koordinim me Prokuroria Themelore në Gjakovë për veprën “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Në rastin e dytë, dy policë në Gjilan dyshohen për veprën penale “Lajmërim apo kallëzim i rremë”, ndërsa hetimet po zhvillohen me Prokuroria Themelore në Gjilan.
IPK njoftoi se hetimet po vazhdojnë dhe mund të pasojnë veprime të tjera.




