Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i KosovëS, Glauk Konjufca, ka nisur takimin me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Para takimit zyrtar, dy zyrtarët zhvilluan homazhe në Prekaz, ndërsa më pas u drejtuan në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për bisedime.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Spiropali pritet të zhvillojë takime edhe me presidenten Vjosa Osmani, kryetaren e Kuvendit Albulena Haxhiu dhe kryeministrin Albin Kurti.




