Policia e Kosovës, në kuadër të fushatës “Shpejtësia nuk është aftësi. Është rrezik.”, ka zhvilluar ligjëratë me studentët e Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.
Hetuesi i aksidenteve Gentrit Qalaj foli për rrezikun e tejkalimit të shpejtësisë, pasojat fatale dhe përgjegjësinë ligjore të shoferëve, duke paraqitur edhe statistika nga vitet 2024/2025.
Ndërsa eksperti i komunikacionit Xhemil Halili shpjegoi ndikimin e drejtpërdrejtë të shpejtësisë në sigurinë rrugore dhe ashpërsinë e aksidenteve.
Fushata do të vazhdojë edhe në universitete e shkolla të tjera në Ferizaj, si dhe me shpërndarje të materialeve vetëdijësuese në bashkëpunim me ”Kuvendi i të Rinjve” të Ferizajt.
Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët. Respektoni rregullat – shpëtoni jetë.




