Mesfushori i Celjes, Mario Kvesic, ka folur para përballjes së radhës me Dritën, duke theksuar se skuadra e tij duhet ta harrojë fitoren në Prishtinë dhe të futet në ndeshje me qasje serioze.
“Gjëja më e rëndësishme është të futemi në ndeshje sikur jemi 0-0, pra të harrojmë golin që e shënuam në ndeshjen e kaluar, natyrisht të mos ndryshojmë asgjë sa i përket filozofisë dhe qasjes tonë”, deklaroi ai.
Kvesic shtoi se ekipi do ta nisë takimin nga zeroja dhe se, nëse luajnë sipas asaj që kanë përgatitur në stërvitje, janë të bindur se do ta kontrollojnë ndeshjen dhe nuk do t’i japin hapësira kundërshtarit.




