Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa, ka reaguar lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, duke theksuar se nuk duhet lejuar që nisma politike të ndërtohen mbi mashtrime apo duke përdorur emra që përfaqësojnë vlera të mëdha kombëtare.
Në një shkrim publik, ai është shprehur se zgjedhja e presidentes nuk bëhet në oda apo shtëpi private, por në institucione shtetërore.
Sipas tij, çdo përpjekje për të luajtur me këto vlera për qëllime politike përbën tentim për t’i devalvuar ato.




