Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka prezantuar gjashtë projektligje që do të shtyhen përpara gjatë këtij mandati, me synim përmirësimin e cilësisë së jetës dhe mbrojtjen e mjedisit.
Projektligjet përfshijnë: Mbrojtjen e Mjedisit, Mbrojtjen e Natyrës, Mbeturinat, Planifikimin Hapësinor, Banim Social dhe të Përballueshëm, si dhe Inspektoratin e Mjedisit, Ujërave, Planifikimit Hapësinor dhe Ndërtimit.
Sipas saj, përmes kësaj kornize ligjore synohet ndërmarrja e hapave konkretë që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.




