Aurel Kaziu, 28 vjeç, u pezullua nga detyra nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policia e Shtetit, pasi u arrestua nga Policia e Kosovës në pikën kufitare të Merdarës.
Ai u kap duke transportuar mbi 1 milion euro së bashku me dy persona të tjerë. Dyshohet se paratë kanë lidhje me grupe kriminale, ndërsa destinacioni i tyre mbetet i paqartë.
Hetime për rastin ka nisur edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. /Sinjali/




