Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan po realizon aktivitete sensibilizuese në kuadër të projektit “Parandalimi i përdorimit të rrezikshëm të laserëve nga të rinjtë”.
Zyrtarët policorë zhvillojnë ligjërata me nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, takime me stafin arsimor dhe këshillat e prindërve, si dhe vendosin postera informues për të rritur vetëdijesimin mbi pasojat e përdorimit të pakontrolluar të pajisjeve laserike.
Aktivitetet synojnë parandalimin e incidenteve, mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve, dhe krijimin e një ambienti më të sigurt.




