Presidentja Vjosa Osmani priti ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, me të cilën diskutoi për forcimin e marrëdhënieve strategjike Kosovë–Shqipëri dhe koordinimin e rregullt politik e diplomatik.
Në takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit për njohje të reja dhe mbështetjen në organizata ndërkombëtare si NATO dhe Këshilli i Evropës, si dhe roli i përbashkët në paqe dhe siguri rajonale e globale.




