Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar për 48 orë katër punëtorë-instruktorë të poligonit të Drenit, me inicialet S.B., R.M., H.N. dhe B.G., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar” dhe raste të posaçme të falsifikimit të dokumenteve.
Veprimet dyshohet se lidhen me një rast në hetim ndaj zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Hetimet do të vazhdojnë në koordinim me Policinë e Kosovës dhe ndaj të dyshuarve do të ndërmerren veprimet e mëtejshme ligjore.




