Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, priti në takim shefen e UNICEF në Kosovë, Veronika Vashchenko.
Gjatë takimit u diskutua për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe përfshirës, me fokus në politika që fuqizojnë fëmijët dhe familjet.
Rama theksoi përkushtimin e kryeqytetit ndaj partneriteteve që sjellin ndikim të drejtpërdrejtë dhe vlerë afatgjate për qytetarët.




