Gjatë vizitës zyrtare në Kosovë, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, së bashku me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Glauk Konjufca, bënë homazhe në Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Ata vizituan edhe kullën e familjes Jashari, ku u pritën nga Rifat Jashari. Spiropali theksoi se kjo kullë është dëshmi se liria e Kosovës ka pasur çmim dhe është paguar me jetë, duke shtuar se Prekazi simbolizon vendosmërinë për të mos u dorëzuar. Ajo nënvizoi se liria kërkon përkushtim të përditshëm, dinjitet, unitet dhe drejtësi.




