Zvicra do të paguajë nga 50 mijë franga zvicerane për familjet e viktimave dhe të plagosurit rëndë nga zjarri në resortin e skive Crans-Montana, ku humbën jetën 41 persona dhe mbi 100 të tjerë u plagosën në natën e Vitit të Ri.
Këshilli Federal i Zvicrës e cilësoi pagesën si “kontribut solidariteti” për mbështetje të shpejtë financiare. Në total do të ndahen 7.8 milionë franga për 156 persona të prekur rëndë, ndërsa kantoni Valais ka premtuar edhe 10 milionë franga shtesë.
Presidenti zviceran Guy Parmelin tha se autoritetet kërkojnë të vërtetën dhe drejtësinë për rastin. Hetimet paraprake sugjerojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga qirinj që ndezën izolimin në ambientet e një bari.
Qeveria ka paralajmëruar gjithashtu mbështetje shtesë financiare dhe përpjekje për marrëveshje jashtë gjykatës për të shmangur procese të gjata ligjore.




