Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka zhvilluar takim me Glauk Konjufca, i cili ka marrë detyrën e Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Në fokus të takimit ishte avancimi i Kosovës në procesin e integrimit evropian. Orav theksoi se momenti për të përshpejtuar këtë rrugë është tani, duke nënvizuar rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm institucional.
Ai vlerësoi gjithashtu përafrimin vullnetar të Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, veçanërisht në mbështetje të Ukrainës.




