Shefi i deputetëve të PDK-së, Arian Tahiri, deklaroi se presidenti i ardhshëm duhet të jetë figurë unifikuese me integritet dhe reputacion.
Ai tha se nëse nuk ka konsensus nga forca kryesore politike, PDK është e gatshme të propozojë emër për president ose të mbështesë shkuarjen në zgjedhje.
I pyetur për një mandat tjetër të Vjosa Osmani, Tahiri theksoi se vendit i duhet një figurë mbi partitë politike.




