Gazetari Arlind Sadiku komentoi sot reagimet ndaj humbjes së futbollistit Edon Zhegrovë, duke theksuar mllefin dhe kritikën e tepërt që shfaqin shpesh tifozët shqiptarë ndaj njëri-tjetrit.
Sadiku vuri në dukje se lojtarët tanë që arrijnë nivele të larta meritojnë mbështetje dhe përkrahje, jo mosbesim e urrejtje.
“Kur del dikush që na përfaqëson në ndeshje ku krejt bota ka sytë aty, ne shpesh reagojmë me vrerë në vend të mbështetjes. Na fal, Edon,” shkruan ai.




