Ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka shprehur gatishmërinë të kandidojë si njëri nga kandidatët konsensual për President të Kosovës.
Ai iu drejtua liderëve të katër partive kryesore, duke theksuar nevojën për unitet politik dhe stabilitet institucional.
Bajrami ka theksuar përvojën e tij institucionale, akademike dhe publike, si dhe angazhimin e tij për forcimin e rendit kushtetues, procesin e shtetndërtimit dhe perspektivën evropiane të vendit.
Ai ka bërë thirrje për bashkëpunim dhe përzgjedhje konsensuale të Presidentit për të shmangur krizat institucionale.




