Ministrja Fitore Pacolli dhe zëvendësministri Avni Zogiani takuan partnerët gjermanë nga Ambasada Gjermane, GIZ dhe KfW, për të diskutuar projektet strategjike në fushën e ujit të pijshëm, energjisë efiçiente dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
U fol për sfidat në menaxhimin e mbeturinave, nevojën për investime të reja dhe rëndësinë e planifikimit afatgjatë.
Ministrja falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme dhe konfirmoi vazhdimin e bashkëpunimit në projekte që përmirësojnë jetën e qytetarëve.




