Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka rikujtuar zgjedhjen e Hashim Thaçit si President i Kosovës një dekadë më parë. Behrami, i cili ka shërbyer më parë si këshilltar i Thaçit, ka thënë se kontributi i tij mungon më shumë se kurrë për vendin.
“Si dhjetë vjet më parë, në Parlamentin e Kosovës, me shumicë votash, Hashim Thaçi u zgjodh President. Sot, pas një dekade, kontributi i tij ndihet më shumë se kurrë”, ka shkruar Behrami, duke publikuar edhe një fotografi nga momenti i festimit të zgjedhjes.




