Kryetari i Prishtinës,Perparim Rama, nënshkroi Deklaratën e Përbashkët për Projektin e Varrezave të Kryeqytetit, së bashku me përfaqësues fetarë nga komunitetet islame, katolike dhe protestante.
Projekti synon administrim profesional, respekt të riteve fetare dhe funksionim të varrezave si hapësirë publike për të gjithë banorët e Prishtinës, duke reflektuar bashkëjetesën dhe respektin në Kryeqytet.




