Drejtori Rajonal i Policisë së Prishtinës, Nënkolonel Basri Shabani, priti në një takim përshëndetës zyrtarin ndërlidhës, Kapiten Victor Perry, nga baza amerikane Camp Bondsteel, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Kosovë.
Gjatë takimit, u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer, profesionalizmi dhe përkushtimi i treguar gjatë angazhimit të tij.
Në shenjë mirënjohjeje për kontributin në ruajtjen e sigurisë dhe forcimin e bashkëpunimit institucional, palët shkëmbyen letra falënderimi.
Drejtori Rajonal i Policisë e falënderoi Kapiten Perry për bashkëpunimin dhe i uroi suksese në detyrat e tij të ardhshme.




