Kina u ka bërë thirrje Shtetet e Bashkuara që të shmangin një konflikt ushtarak me Iran dhe t’i japin përparësi dialogut.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, deklaroi në një konferencë për shtyp se të gjitha palët duhet të tregojnë përmbajtje dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet përmes kanaleve politike dhe diplomatike.
Ajo theksoi se Pekini kundërshton përdorimin ose kërcënimin me forcë në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Mao shtoi se Kina po i monitoron nga afër zhvillimet lidhur me Iranin dhe është e gatshme të veprojë si një “fuqi e madhe e përgjegjshme” në situatën aktuale.
Duke theksuar marrëdhëniet tradicionale miqësore mes Kinës dhe Iranit, ajo nënvizoi se Pekini mbështet qeverinë dhe popullin iranian në ruajtjen e stabilitetit kombëtar dhe të drejtave të tyre legjitime.




