Komisioni për Integrime Evropiane ka miratuar dy projektligje për ratifikimin e amendamenteve të marrëveshjeve financiare ndërmjet Republika e Kosovës dhe Bashkimi Evropian në kuadër të programeve IPA 2017 dhe IPA 2018.
Kryetarja e komisionit, Hykmete Bajrami, bëri të ditur se ndryshimet kanë të bëjnë me shtyrjen e afateve të zbatimit të projekteve për shkak të vonesave në implementim. Për IPA 2017, afati i zbatimit dhe ekzekutimit zgjatet për pesë vite, ndërsa për IPA 2018 zgjatet periudha e përfundimit dhe zbatimit operacional për tre vite dhe ajo e ekzekutimit për katër vite.
Komisioni miratoi gjithashtu një amendament për harmonizim gjuhësor në projektligjin për IPA 2017. Në fund, anëtarët u dakorduan që të përcaktojnë afatet për planin njëvjeçar të punës.




