Pas jehonës që pati në Brazil, Londrimi nga Big Brother VIP Kosova 4 ka tërhequr vëmendje edhe në Turqi.
Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, gazetarë dhe influencerë diskutuan mbi popullaritetin që ai ka fituar jashtë vendit, duke theksuar se disa momente të tij janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.
Sipas tyre, aktorja e njohur turke Demet Özdemir fillimisht ka pëlqyer një video të Londrimit në platformën X, ndërsa më pas ka nisur ta ndjekë edhe në Instagram.
Ky zhvillim ka shtuar edhe më shumë interesin e publikut, duke e kthyer Londrimin në një nga emrat më të komentuar të këtij edicioni.




