Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim kryetarin e Haledonit në SHBA, Gino Mulliqin.
Gjatë takimit u diskutua për rolin e diasporës, mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve, si dhe për zhvillimin e sheshit “Xhorxh Bush”, me theks të veçantë në ecurinë e punimeve.
Rama theksoi se lidhjet shqiptaro-amerikane janë një vlerë e çmuar dhe një urë e fortë bashkëpunimi, duke shtuar se do të vazhdojnë ndërtimin e partneriteteve që sjellin zhvillim konkret për kryeqytetin dhe forcimin e lidhjeve ndërkombëtare.




