Sonte zhvillohen ndeshjet e kthimit të fazës “Play-Off” në UEFA Europa League dhe UEFA Europa Conference League, ku do të mësohen skuadrat që sigurojnë kualifikimin në raundin e 1/8 së finales.
Në total janë paraparë 16 ndeshje, tetë në secilën garë.
Në Europa League spikasin përballjet si VfB Stuttgart – Celtic FC (4-1), Fenerbahçe SK – Nottingham Forest FC (0-3), si dhe Red Star Belgrade – Lille OSC (1-0).
Ndërkohë, në Conference League dallohen ndeshjet ACF Fiorentina – Jagiellonia Białystok (3-0), NK Celje – FC Drita (3-2) dhe Crystal Palace FC – HŠK Zrinjski Mostar (2-1).
Përballjet më interesante të mbrëmjes transmetohen drejtpërdrejt në platformën Artmotion.




