Qeveria zvicerane ka vendosur ndalimin e plotë të blerjes dhe importit të gazit natyror të lëngshëm nga Rusia, duke u përshtatur me sanksionet e Bashkimit Evropian. Ndalimi hyn në fuqi më 25 prill 2026, me një periudhë tranzicioni për kontratat ekzistuese deri në fund të vitit.
Masa synon të kufizojë të ardhurat që Rusia fiton nga shitja e lëndëve djegëse dhe është pjesë e një pakete më të gjerë sanksionesh, përfshirë ndalimin e shërbimeve të kripto-aseteve për qytetarët dhe kompanitë ruse.




