Policia ka intervistuar 12 persona lidhur me dyshimet për falsifikimin e rezultateve zgjedhore të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025. Shtatë persona janë intervistuar nga Qendra e Votimit në Vushtrri, ndërsa pesë të tjerë nga Skenderaj.
Të dyshuarit janë thirrur për intervistim gjatë periudhës 29 dhjetor 2025 – 02 janar 2026, dhe pas intervistimit, ata janë liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit. Hetimet vazhdojnë.




