Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndaluar importimin e 1,080 litrave vaj ulliri për sallatë në pikën doganore në Vërmicë, pas kontrollit të kryer më 18 shkurt 2026.
Sipas njoftimit, produkti nga kompania “Euro Made 2021” nga Lushnja nuk kishte deklaracion të rregullt dhe ishte transportuar në kushte të papërshtatshme higjienike, së bashku me detergjentë, duke paraqitur rrezik kontaminimi.
Autoritetet e vlerësuan mallin si të pasigurt për konsum dhe nuk lejuan hyrjen e tij në Kosovë, duke theksuar se kontrollet në zinxhirin ushqimor do të vazhdojnë.




