Kryeministri Albin Kurti zhvilloi takim me Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, ku u diskutua për zhvillimet aktuale politike, avancimin e reformave demokratike dhe thellimin e bashkëpunimit institucional.
Ambasadori McGurk e uroi Kurtin për mandatin e ri qeverisës dhe shprehu gatishmërinë e OSBE-së për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me institucionet e Kosovës.
Sipas njoftimit të Qeveria e Kosovës, në takim u theksua rëndësia e avancimit të reformave demokratike, me theks të veçantë në të drejtat e komuniteteve dhe sundimin e ligjit.
Kryeministri falënderoi Misionin e OSBE-së për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin në forcimin e institucioneve demokratike në vend.




