Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka përshëndetur emërimin e Ragmi Mustafit si këshilltar politik i Kryeministrit Albin Kurti për Luginën e Preshevës.
Ajo theksoi se Lugina mbetet prioritet i Qeverisë së Kosovës, duke veçuar mbështetjen buxhetore, bursat për studentë, tekstet shkollore në shqip dhe përfaqësimin ndërkombëtar.
Sinani shprehu mirënjohje për bashkëpunimin dhe gatishmëri për angazhim të përbashkët në të mirë të shqiptarëve të Luginës.




