Në orët e hershme të mëngjesit, njësitet policore në Mitrovicën e Jugut, me mbështetjen e Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSh), kanë arrestuar një person i cili ishte në kërkim me urdhër të gjykatës.
Pas procedurave ligjore, i arrestuari është dërguar në Qendrën e Paraburgimit për një vit për veprën penale “Blerje dhe posedim i paautorizuar i substancave narkotike”.
Policia konfirmon angazhimin e saj për zbatimin e vendimeve të drejtësisë dhe mbrojtjen e sigurisë publike.




