Dardan Krasniqi ka reaguar me tone të ashpra pas një komenti të një qytetari, i cili kishte shprehur pakënaqësi lidhur me mundësinë që një anëtar i Familjes Jashari të jetë kandidat për President të vendit.
Në reagimin e tij publik, Krasniqi ka kritikuar ashpër ata që, sipas tij, po ofendojnë dhe po sulmojnë figurën e Familjes Jashari, duke e cilësuar këtë si mungesë respekti ndaj sakrificës dhe historisë së tyre. Ai ka shprehur shqetësimin se gjuha fyese dhe përçarëse në debatet publike po dëmton vlerat kombëtare dhe kujtesën për kontributin e familjes në çështjen e lirisë.
Po ashtu, ai ka drejtuar kritika edhe ndaj subjekteve politike, duke pretenduar se disa prej tyre janë larguar nga idealet kombëtare dhe nga vlerat e luftës së UÇK-së. Postimi i tij ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, duke thelluar debatin rreth kandidaturave të mundshme për postin e Presidentit dhe rolit të figurave me peshë historike në politikën aktuale.
Postimi i plotë:
Kështu qysh e kanë shah e ofendu mija surlagji të kusijave Glaukun në deklarimin e tij për Kandidat për President nga Familja Jashari, Kështu një ditë kanë me e shah e ofenduar edhe Albin Kurtin!
Llumi më i madh anti kombëtar e anti njerëzor, i pa arsimuar, pa pikë dinjiteti e anti UÇK, është sot ëmblema e vërtetë e Lëvizja VETËVENDOSJE!
Dikush përmend atë këtë që ka mbetë ende aty! Edhe ata që janë nga pjesa e sakrificls e lavdisë, ua ka thy kurrizin e ki ka kthy kundër sakrificës dhe krenarisë së tyre!
Dhimbje!





