Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se në kampin amerikan Camp Bondsteel mori pjesë, së bashku me Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, në ceremoninë e ndërrimit të komandës në Grupin Luftarak Shumëkombësh Lindje.
Ai falënderoi Kolonel Jonathan Lloyd për kontributin gjatë mandatit të tij dhe uroi Kolonel Samuel Sargeant për marrjen e detyrës së re.
Maqedonci theksoi se partneriteti me NATO-n dhe KFOR-in mbetet thelbësor për sigurinë e Kosovës dhe për rrugën e saj euroatlantike.




