Elisa Spiropali reagoi pas përfundimit të detyrës si ministre, duke theksuar se mbyllja e një funksioni publik nuk nënkupton fundin e përgjegjësisë.
Ajo u shpreh se shërbimi ndaj Shqipërisë ka qenë për të një zgjedhje e vetëdijshme dhe pjesë e një vizioni që e sheh vendin të lidhur pazgjidhshmërisht me Perëndimin.
Spiropali nënvizoi se rrugëtimi europian i Shqipërisë nga anëtarësimi në NATO te procesi i integrimit në Bashkimin Europian mbetet busulla e pandryshueshme e angazhimit politik.
Ajo falënderoi Partinë Socialiste dhe Kryeministrin për besimin ndër vite, duke theksuar se institucionet janë më të mëdha se individët dhe se dinjiteti personal është themeli i çdo shërbimi publik.
Në përfundim, Spiropali theksoi se pozicionet janë kalimtare, ndërsa gjurma që lë pas është zgjedhje e vetëdijshme dhe përgjegjësi që vazhdon.




