Anëtari i AAK-së, Haki Abazi kritikoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se ai ka refuzuar të diskutojë me kongresmenë dhe senatorë amerikanë rreth integrimit të Kosovës në NATO.
Abazi theksoi se senatorët Chris Murphy dhe Shaheen kanë kërkuar një plan (roadmap) për anëtarësim, por Kurti nuk është angazhuar në diskutimet e propozuara nga ata.




