Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, priti në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen.
Gjatë takimit u diskutua forcimi i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Finlandës, mbështetja për zhvillimin demokratik dhe integrimin evropian, si dhe mundësia e njohjes reciproke të patentë-shoferëve.
U vlerësua edhe roli i diasporës kosovare në Finlandë në afrimin e dy vendeve.




