Kosova ka përfituar më shumë se 10 milionë dollarë nga raundi i tretë i financimit të Pandemic Fund, një mekanizëm global për përforcimin e kapaciteteve të vendit në parandalimin dhe reagimin ndaj pandemive.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, njoftoi se ky fond do të mbështesë projektin MAKE READY në vend.
Sipas tij, më 12 shkurt 2026, Bordi Drejtues i Pandemic Fund ndau 499.6 milionë dollarë për 20 projekte ndërkombëtare, duke mobilizuar mbi 4 miliardë dollarë financim shtesë nga partnerë të ndryshëm.




