Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar një muaj paraburgim ndaj dy personave të dyshuar për veprën penale “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”, pas kërkesës së Prokuroria Themelore në Ferizaj.
Sipas njoftimit, ekziston dyshimi se më 25 shkurt 2026, në KEDS në Ferizaj, të pandehurit B.B. dhe E.K., si zyrtarë përgjegjës, i kanë kërkuar 400 euro një qytetari për t’i përshpejtuar vendosjen e njësorit elektrik, duke i premtuar realizimin brenda një jave. Në të kundërtën, ai do të priste deri në gjashtë muaj.
Pas masave të veçanta hetimore, të dyshuarit janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Kosovës. Gjykata bëri të ditur se ankesa ndaj vendimit nuk e shtyn ekzekutimin e paraburgimit.




