Seanca e parë e Kuvendit të Prishtinës u shënua nga debatet mes përfaqësuesve të PDK dhe LVV për emërimet në Komitetin për Politikë dhe Financa.
Çështja lidhej me ndarjen e vendeve për anëtarët e komitetit, ku secila parti kërkonte më shumë përfaqësim sesa numri i vendosur sipas rregullave të Kuvendit.
Shefi i grupit të LVV-së, Gzim Sveçla, akuzoi PDK-në për ndryshim të qëndrimeve dhe për përpjekje për të krijuar bllokadë, ndërsa përfaqësues të PDK-së thanë se ligji dhe procedurat janë të qarta dhe se vullneti i qytetarëve nuk mund të vendoset me short.
Kryesuesi i Kuvendit, Fehmi Kupina, njoftoi se do të kërkojë interpretim ligjor nga MAPL për të zgjidhur situatën dhe për të mundësuar votimin e përbërjes së komitetit.




