Më 27 shkurt 2026, rreth orës 10:00, në rrugën “Qarshi e Gjatë” në Pejë, zyrtarët e Stacionit Policor në Pejë, në bashkëpunim me inspektorët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, kanë zhvilluar një aksion kontrolli në dy lokacione të ndryshme.
Gjatë kontrollit, autoritetet kanë hasur dy shitës ambulantë të cilët po tregtonin sende në mënyrë të kundërligjshme.
Nga ta janë konfiskuar gjithsej 31 briskë dhe 9 boksa të hekurit.
Sipas njoftimit, sendet janë sekuestruar nga inspektorët kompetentë, të cilët do të ndërmarrin veprimet e mëtejme ligjore ndaj personave të përfshirë.




